07:52 / E Martë, 26 Dhjetor 2023 / mp

LIVE:Rrëfimi prekës i Albyt – fëmijëria, aktrimi, raportet e ftohura me familje dhe ardhja në jetë e vajzës (VIDEO)

Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me rrëfimin mbi jetën dhe sfidat e Albyt.

Pas transmetimit, Alby e ka komentuar edhe historinë e jetës, përfshirë ish-partnerin e saj, njëherësh babain e vajzës së saj, Zaza-s.

Alby ka treguar se ai jeton në një shtet tjetër nga ajo, dhe për arsye të ndryshme ka zgjedhur të “zhduket” nga jeta e tyre.

Hera e fundit që sipas Albyt, vajza ka takuar babain e saj, ka qenë kur ajo ishte 2 vjeçe, derisa aktualisht është 5 sosh.

Por, në fund Alby ka thënë se babai i vajzës “do të jetë gjithmonë i mirëpritur dhe do e ketë derën e hapur” për ta takuar Zaza-n.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.