Livia Brunga shfaqet në super formë dhe rrëmben vëmendjen e të gjithëve!
Ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Albania”, Livia Brunga, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj të fundit në rrjete sociale.
Në fotot e publikuara së fundmi, Livia duket në super formë, duke u komplimentuar nga fansat për pamjen, stilin dhe energjinë pozitive që përcjell, shkruan IndeksOnline.

Që pas përfundimit të spektaklit, ajo vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj, duke ruajtur kontaktin me publikun që e mbështeti gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.

