75 Mall Live Search
16:57 / E Mërkurë, 30 Qershor 2021 / AR

Lladrovci: 250 mijë dollarë për të rinjtë e Drenasit!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë publike se të rinjtë e kësaj komune janë përfitues të 250 mijë dollarëve, si përkrahje me financim për iniciativa, ide dhe biznes planeve kreative.

Ky grant vije nga Qeveria japoneze përmes Bankës Botërore dhe do të implementohet nga MAPL dhe Komunës së Drenasit e cila bashkëfinancon me 15% të vlerës, ka theksuar z. Lladrovci.

Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit në fb:

Sot, kam nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit për realizimin e projektit për fuqizimin e të rinjve, me Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi me vlerë 250 mijë dollarë.

Të rinjtë e komunës tonë, do të kenë përkrahje me financim për iniciativa, ide dhe biznes planeve kreative. Mjetet do të dedikohen vetëm për të rinjtë, në mënyrë që të krijohen vende të reja të punës dhe aktivitete të ndryshme për të rinjtë.

E falënderojmë Qeverinë Japoneze përmes Bankës Botërore për grantin që do të implementohet nga MAPL dhe Komunës së Drenasit. Komuna bashkëfinancon 15% të vlerës financiare dhe nga zemra i falënderoj donatorët.

Të rinjtë e komunës së Drenasit do të jenë përfitues të 250 mijë dollarëve, si rezultat i qeverisjes tonë të mirë, transparente e llogaridhënëse. Falënderoj vlerësuesit dhe njëherësh zyrtarët e Drenasit për angazhim e madh për këtë të arritur.

E tashmja dhe e ardhmja i takon rinisë!