15:17 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Lladrovci bashkon Bulliqin dhe Rudarin, jep prognozën e fituesit

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, derisa zhvillohej ndeshja në mes Llapit dhe Feronikelit, ka marrë një iniciativë që dy kandidatë për kryetarë të komunës së Podujevës, t’ia shtrëngojnë duartë njëri tjetrit.

Ai ka ftuar kandidatin e LDK-së, Nexhmi Rudarin dhe atë të VV-së, Shpejtim Bulliqin që ta përshëndesin njëri-tjetrin.

Lladrovci në fund me shaka thotë se e para në zgjedhje do të dal LDK-ja. /IndeksOnline/