Lladrovci: Dada Razë është Memli Krasniqi me bedelët e tij, unë fitoj pa balotazh

Ramiz Lladrovci në një takim me simpatizantë, pas mbylljes së vendvotimeve dhe rezultateve të Exit poll-eve ka thënë se pret që ta fitoj Drenasin pa balotazh.
“ Jam i bindur se ne e marrim për herën e parë, s’do të ketë nevojë për balotazh. Të gjitha rezultatet që po i marim jemi duke udhëhequr bindshëm. Për PDK në partinë time, sote kanë dëshmuar sa janë ata. Unë do të flas pas rezultatit. Ata i kanë bërë veprimet e veta, ne tonat, po presim qetë rezultatin, çfarëdo rezultati që vjen ne e pranojmë. Po presim që me të paren me kalu”, tha ai
Ndërsa tha se Dada Razë është Memli Krasniqi dhe debelët e tij.
“Dada Razë është Memli Krasniqi me debelet e tij. Dada Razë nuk ka kalu dhe nuk kalon në Drenas”, tha Lladrovci.