Lladrovci dhe Don Xhoni bëhen bashkë, kjo është surpriza e drenicakëve

I ri në moshë por është mjaftë i kërkuar e i pëlqyer nga publiku shqiptar.
Reperi Don Xhoni po arrin të thej rekorde të dëgjueshmërisë në kanalin ‘Youtube’, duke u veçuar si njëri nga reperët më të kërkuar nga publiku, shkruan Indeksonline.

Ditë më parë ai publikoi një imazh bashkë me kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Me anë të atij imazhi reperi paralajmëroj një surprizë të madhe.

Burime të Indeksonline kanë zbuluar se Don Xhoni në bashkëpunim me kryetarin e komunës janë duke organizuar një koncert I cili do të mbahet në këtë komunë.
Ky koncert do të hapet me datën 12 qershor dhe do të përfundojë me 14 qershor, në ditën e çlirimit të Drenicës.
Me 14 Qershor do të përformoj Melisa Halilaj dhe reperi Don Xhoni./Indeksonline/
