75 Mall Live Search
14:47 / E Premte, 17 Tetor 2025 / KV

Lladrovci: Drenasi për herë të shtatë kampion i performancës!

Kryeyari aktual dhe fituesi i zgjedhjeve në Komunën e Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Drenasi është shpallur për herë të shtatë kampion i performancës.

Postimi i tij:

Komuna e Drenasit shpallet për herë të shtatë kampion i performancës!

Fitore pas fitores, ashtu siç e kemi deklaruar, sot është publikuar lajmi në Ministri se jemi në vendin e parë në garën për grantin e performancës.

Urime qytetarë të Drenasit, urime qytetarë kampionë!

Sot, zyrtarisht morëm raportin e Performancës Komunale, rezultat që Komunën e Drenasit e rendit në vend të parë në Kosovë, me 83.13 pikë.

Edhe këtë vit, Drenasi është kampion!

Respekt dhe faleminderit ekipit komunal të ngarkuar me grantin e performancës dhe qytetarët tanë për angazhimin e përbashkët dhe kontributin në këtë sukses.

Megjithëse rezultatet kanë qenë të ditura para zgjedhjeve, MAPL sot e bëri të ditur numrin e pikëve, pa e bërë renditjen sipas vendeve të komunave konkurruese, nëpërmjet njoftimit publik.

Falënderojmë Zyrën e BE-së në Kosovë, Ambasadën e Suedisë, Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, MAPL-në, si dhe donatorët e partnerët tjerë vendorë e ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme.