Lladrovci e Jashari e ftojnë në Drenicë kryetarin e ri të Kërçovës
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë më atë të Skenderajt, Bekim Jasharin si dhe Pandeli Mjakon e kanë uruar Fatmir Deharin për mandatin e dytë në krye të Kërçovës.
Lladrovci bashkë me Jasharin e kanë ftuar atë në Drenicë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit, shkruan Indeksonline.
“Kryetarin Fatmir Dehari, së bashku me Bekim Jasharin dhe Pandeli Majkon e uruam për mandatin e dytë në krye të Kërçovës. E përgëzuam për suksese dhe mbarësi në komunën dhe punët që udhëheq.
Fatmirin e kemi pasur si anëtar të familjeve tona sepse që nga mosha 17 vjeçare, ishte i kyçur në rezistencën kombëtare dhe më vonë, ndër të parët në radhët e çlirimtarëve. Personalitet i paepur. Urime Kërçova!
E ftuam me Bekimin për vizitë në Drenicë kryetarin Dehari, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit.
Suksese Fatmir!” thuhet në njoftimin e tij./Indeksonline/