Lladrovci e konfirmon largimin nga klubi i Drenicës

Drilon Lladrovci sot e ka konfirmuar shkëputjen e kontratës me klubin KF Drenica, ku sipas tij është bërë me marrëveshje të dyanshme.
Futbollisti këtë e ka konfirmuar edhe për indeksOnline, ku ka treguar se kishte edhe 6 muaj të mbetur me kontratë mirëpo e ka parë të duhur shkëputjen e kontratës.
“Po, është e vërtetë që sot në ambientet e klubit kam shkëputur kontratën që kemi pasur me klubin KF Drenica, ani pse kisha kontrat edhe 6 muaj deri në përfundim të stinorit”, u deklarua futbollisti.
Mirëpo siç duket Lladrovci nuk do të mbetet futbollist i lirë për shumë kohë, kjo pasi që ai e konfirmoi se ka pasur oferta për të
“Gjatë këtij afati kalimtar, sa isha duke u stërvitur me Drenicën, kam pranuar disa oferta nga disa klube si dhe jam në bisedime me to, por ende nuk ka diqka konkrete”, tha Lladrovci.
Por ende nuk dihet se ku do ta vazhdoj karrierën Driloni, por ai tregoi se në ditët në vazhdim edhe do të vendos për këtë qështje.
/Indeksonline/.