75 Mall Live Search
15:00 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Lladrovci emëron nënkryetarin Drenasit

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci,ka marrë vendimin për emërimin e Nazmi Hasit, nënkryetar të kësaj komune.

Lladrovci ka thënë se kapaciteti i tij, do t’ía sjellë qeverisjes lokale, një fizionomi edhe më dinamike, duke begatuar qeverisjen, llogaridhënien, transparencën e mundësitë e barabarta.

Postimi i plotë:

Sot, mora vendimin për emërimin e prof. ass. dr. Nazmi Hasit, nënkryetar i Komunës së Drenasit.

Prof. Nazmiu është kuadër i shquar akademik, i përkushtuar në shkencë dhe mësimdhënien akademike, me punime të shumëta shkencore në nivel ndërkombëtar.

Aktiviteti i prof. Nazmiut në aspektin shoqëror dhe angazhimit intelektual tejkalon kufijtë lokalë.

Kapaciteti i tij, do t’ia sjellë qeverisjes lokale, një fizionomi edhe më dinamike duke begatuar qeverisjen, llogaridhënien, transparencën dhe mundësitë e barabarta.

Mirë se vjen, prof. Nazmi Hasi!