75 Mall Live Search
23:50 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

Lladrovci gëzon Drenasin: 14 anëtarët e familjes nga Zabeli i Ulët kanë dal negativ me COVID19

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dhënë një lajm të mirë përmes Facebook-ut.

Ai ka bërë të ditur se 14 anëtarët e familjes së testuar nga Zabeli i Ulët, kanë rezultuar negativ me COVID19.

Ky është postimi:

Lajm i mirë, të gjithë 14 anëtarët e familjes së testuar nga Zabeli i Ulët, janë negativ!

Pas identifikimit të një qytetari si pozitiv me covid-19, nga Zabeli i Ulët, tërë familja është marrë në testim. Nga testimi rezulton se të gjithë 14 anëtarët e familjes janë negativ.

Ftoj qytetarët edhe më tej të respektojnë udhëzimet rreth parandalimit dhe luftimit të virusit covid-19!

Kujdes po, panik jo!