Lladrovci gjatë takimeve zyrtare, në Slloveni, viziton edhe Ambasadën e Kosovës
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, po e viziton zyrtarisht Slloveninë. Në kuadër të kësaj vizite Lladrovci sot ka vizituar edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Lubjanë, ku është pritur nga ambasadori Avni Kastrati dhe diplomatët e tjerë të ambasadës.
“Në këtë takim është biseduar për punën dhe rezultatet e Ambasadës së Kosovës në Slloveni, për arritjet dhe projektet e ardhshme zhvillimore në Komunën e Drenasit si edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. Ndërsa, Kryetari Lladrovci ka falënderuar për pritjen, duke shtuar se bashkëpunimi me Slloveninë është i mirëpritur për Komunën dhe qytetarët e Drenasit”, thuhet në njoftimin për media.
Gjatë qëndrimit në Slloveni, Lladrovci po zhvillon takime në institucione dhe biznese të ndryshme sllovene, në mënyrë që të krijojë lidhje për bashkëpunime në të ardhmen, në fushat me interes për Komunën dhe qytetarët e Drenasit./Indeksonline/