75 Mall Live Search
21:46 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Lladrovci: Hamëz Jashari, shtyllë e fuqishme e dinjitetit kombëtar

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kujtuar Hamëz Jasharin në ditëlindjen e tij.

Lladrovci në një postim në facebook ka thënë se pas komandantit Adem Jashari, Hamza ishte shtyllë e fuqishme e dinjitetit kombëtar, transmeton Indeksonline.

Ai thotë se me respekt e krenari, kujton çdo deklaratë të tij, këshillë e urdhër, duke u zotuar se rruga e tij dhe e Jasharajve është amanet për ne.

Postimi i plotë:

Kam pasur fatin të njoh dhe t’i kem miq, shumë nga ideatorët e çlirimit të vendit tonë dhe historisë tonë të re. Ndër ta, pas Komandantit legjendar Adem Jasharit, ishte Hamza shtyllë e fuqishme e dinjitetit kombëtar, i cili kishte vizion të qartë se nga shkonte çlirimi dhe liria jonë.

Sot, në ditëlindjen e Hamëz Jasharit, me respekt të thellë dhe krenari, kujtoj çdo deklaratë të tij, çdo këshillë dhe urdhër, duke u zotuar se rruga e tij dhe Jasharajve, është amanet për neve, për vepra të mira, në rrugën e zbatimit të ligjit dhe mirëqenies së qytetarëve tanë.

Lavdi e përjetshme, Hamëz Shaban Jashari!./Indeksonline/