75 Mall Live Search
21:59 / E Enjte, 28 Tetor 2021 / OSH

Lladrovci i brengosur me punëtoret e Feronikelit, shpreh solidaritet të plotë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shfaqur brengë për ndërprerjen e punës në Feronikel, me kërkesën që të gjendet një zgjidhje për furnizim me rrymë.

Kryetari Lladrovci ka thënë se brenda kompetencave e ka trajtuar me seriozitet të madh, por që veprimet e nivelit qendror i sheh si të domosdoshme për të rifilluar puna në këtë gjigand metalurgjik.

Shkrimi i plotë:

Çështjen e vështirësive dhe ndërprerjen e përkohshme të punës së Feronikelit, e kemi trajtuar me përgjegjësi të madhe, brenda kompetencave, me shkresa drejtuar nivelit qendror.
Si komunë dhe kryetar komune, kemi shfaqur dhe shfaqim brengën për ndërprerjen e përkohshme të punës së Feronikelit, me kërkesën që të gjendet një zgjidhje për furnizim me rrymë.
Veprimet e nivelit qendror i shohim si të domosdoshme dhe garanci se institucionet tona, janë të përkushtuara për të ofruar siguri për investitorët dhe fuqizimin e eksportit.
Shpreh solidaritet të plotë me punëtorët dhe kërkesat e tyre legjitime për përkrahje dhe rifillimin e punës sa më të shpejt në gjigantin e industrisë metalurgjike.
Ramiz Lladrovci