75 Mall Live Search
20:45 / E Hënë, 23 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Lladrovci i drejtohet Mustafës për 30 vjetorin e LDK-së: Ju uroj me dëshirat më të mira për realizimin e synimeve

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në 30 vjetorin e kësaj partie.

Ja postimi i tij:

“Në këtë përvjetor solemn, në shënimin e 30 vjetorit të themelimit të LDK-së, Ju uroj me dëshirat më të mira për realizimin e synimeve të proklamuara themeltare, të cilat sot derivojnë në angazhimin për shtetndërtim, sundim të ligjit dhe mirëqenie për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.