Lladrovci i kundërpërgjigjet Naser Rugovës: S’kam thënë se ish-presidenti Rugova ka vjedhë vota

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në FB i është kundërpërgjigjur ish-deputetit të LDK-së, Naser Rugova.
Lladrovci, ka mohuar të ketë thënë se ish-presidenti Rugova ka vjedhur vota, derisa thotë se vjedhja e votave, është fenomen i keq dhe mund të bëhet nga komisionarët, jo nga liderët, as nga ish presidenti Rugova.
Ky është postimi i tij i plotë:
Përgjigje për Naser Rugova:
Nuk kam deklaruar se ish presidenti Rugova ka vjedh vota!
Më vjen keq se intervistat mund të interpretohen, edhe ndryshe nga sa është thënë.
Vjedhja e votave, është fenomen i keq dhe mund të bëhet nga komisionarët, jo nga liderët, as nga ish presidenti Rugova. Vjedhjen e votave nga komisionerët e kam ilustruar me 178 komisionarët e dënuar në Drenas, më 2013.
Uroj që herët tjera Naser Rugova t’i përcjellë me më shumë vëmendje intervistat!