75 Mall Live Search
19:22 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Lladrovci i nënshtrohet një operacioni, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i është nënshtruar një operacionit, shkruan Indeksonline.

Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka kryer me sukses operacionin e largimit të gurëve nga tëmthi.

Postimi i plotë:

Falënderim

Falënderoj dr. Ekrem Sefiun dhe ekipin mjekësor të Spitalit në Vushtrri, anesteziologun dhe infermieret, të cilët me sukses të plotë, dje, kryen operacionin e largimit të gurëve nga tëmthi.

Falënderoj po ashtu stafin drejtues të spitalit, motrat dhe stafin tjetër të spitalit, për përkujdesjen në mënyrë shembullore dhe rregullin e shkëlqyer në spital.

Ju faleminderit!