75 Mall Live Search
15:42 / E Martë, 19 Mars 2024 / LB

Lladrovci i reagon Rahimajt: Nuk nënshtrohet Asociacioni i Komunave të Kosovës

Kryetar i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë akuza të pa vend dhe qesharake në mbledhjen e sotme të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Rahimaj ka deklaruar se AKK-ja nuk është duke i shqyrtuar për anëtarësim kërkesat e komunave veriore të vendit.

Lladrovci më tej shtoi se AKK-ja nuk nënshtrohet.

“Për herë të parë (në këto shtatë vjet sa jam pjesë e AKK) në mbledhje të theksohet ndarja politike e kryetarëve. Këtë e bëri me ‘dramacitet’, njëri kryetar komune nga partia VV, duke bërë akuza sa pa vend, aq edhe qesharake”, transmeton klankosova.tv.

“AKK ka dëshmuar kompetencë dhe përkushtim, duke arsyetuar plotësisht ekzistencën e vet si OJQ, në dobi të komunave, e vlerësuar lart edhe nga institucionet kredibile ndërkombëtare. Asociacioni ka qenë dhe është ndihmesë e madhe për komunat, për unifikimin e interesave, qëndrimeve dhe bashkëpunimit të komunave me nivelin qendror, njëherësh duke artikuluar interesat e komunave, duke këshilluar dhe aftësuar personelin rreth ligjeve dhe fushave respektive”, thuhet në njoftim.