Lladrovci jep një lajm të mirë, tregon për gjendjen e gruas që u supozua të ishte me covid19

Kryetari i komunes se Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dhënë një lajm të mirë.
Ai ka njoftuar se gruaja e supozuar se ishte e infektuar me covid19, ka dalë negative.
Njoftimi i tij i plotë:
Konfirmohet si negative gruaja e supozuar se ishte e infektuar me virusin covid-19, nga Zabeli i Ulët. Pra, asnjë qytetar në Zabelin e Ulët, as ka qenë i infektuar, as burim infeksioni, ashtu sikur ishin negativ të gjithë 14 anëtarët e kësaj familjeje.
Falënderoj qytetarët e Zabelit të Ulët për disiplinën ashtu si edhe të gjithë qytetarët e komunës tonë për respektimin e vendimeve për luftimin e përhapjes së virusit covid-19.