75 Mall Live Search
21:55 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Lladrovci: Ju presim gjithmonë fitimtar gjeneral Lushtaku e gjeneral Mustafa

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas mbërritjes në Hagë të ish-bashkëluftëtarëve të tij, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa (Remi).

Lladrovci ka thënë se ashtu si deri më sot, edhe sot e tutje do të konfirmohet pastërtia e luftës së UÇK-së.

Gjithashtu ai shtoi se UÇK ishte dhe do të mbetet krenari dhe se ashtu do të jetë edhe për të ftuarit në Hagë, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën, transmeton Indeksonline.

Përpos kësaj, Lladrovci ka theksuar se e drejta për të qenë të lirë ishte e drejtë që nuk mund ta mohoj asnjë gjyq as akuzë e rrejshme.

Postimi i plotë:

Ashtu si deri sot, edhe sot e tutje, do të konfirmohet pastërtia e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. UÇK ishte dhe mbetet krenaria jonë, me vlerën e qëllimeve dhe veprimeve.

Ashtu do të jenë të gjithë të ftuarit në Hagë, edhe gjeneralët tanë fitimtarë, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa, sepse janë me jetë e me vepra kontribuues të lirisë së popullit të vet.

E drejta jonë për të qenë të lirë, ishte e drejtë e jona që nuk mund ta mohoj asnjë gjyq as akuzë e rrejshme, ju presim përgjithmonë fitimtar gjeneral Lushtaku e gjeneral Mustafa!