Lladrovci ka një lajm të mirë për komunën e Drenasit

Është shëruar pacienti i parë i identifikuar si i infektuar me koronavirus në Drenas.
Lajmin e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, shkruan Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Lajm i mirë për komunën e Drenasit: Pacienti i parë i identifikuar si i infektuar nga Drenasi, pas testeve negative, është shëruar.
Komuna e Drenasit vazhdon të respektoj të gjitha rekomandimet për luftimin e përhapjes së virusit covid -19.
Kujdes po, panik jo!