75 Mall Live Search
16:45 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Lladrovci kalon pasditen me mbesën e tij, teksa ajo hedh hapat e parë në jetë!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci kohë më parë mposhti virusin Covid-19 dhe tani po i shijon momentet e bukura me familje.

Në një postim të radhës që ka bërë në Facebook, Lladrovci ka treguar se sot po e kalon ditën me mbesën e tij, Arla.

Vogëlushja po i hedhë hapat e parë në prani të gjyshit të saj i cili i qëndron afër për ta ndihmuar.

“Hapat e parë të Arlës, janë hapa gëzimi për ne të dytë. Arla, ylli i gjyshit!”, ka shkruar Lladrovci në mbishkrimin e fotografive./Indeksonline/