16:58 / E Diele, 26 Korrik 2020 / indeksADMonline

Lladrovci: Kemi marrë masat e nevojshme për të siguruar që të mos ketë përhapje me të madhe të virusit

Vetëm sot janë konfirmuar 220 raste të reja me COVID-19, derisa situata përherë po bëhet më e rëndë.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka shprehur shqetësimin e tij karshi rritjes së numrit të rasteve.

Ai ka kërkuar nga banorët e komunës së tij që të respektojnë me rigorozitet dhe disiplinë masat e rekomanduara nga MSh dhe IKSHPK.


Ky është postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës se Drenasit,

Javët e fundit, është rritur numri i rasteve të prekura me virusin Covid-19. Fatkeqësisht, nga kjo rritje është prekur edhe komuna jonë.

Kërkoj nga Ju që me rigorozitet dhe disiplinë, pa përjashtim, të respektoni të gjitha masat e rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe institucioneve lokale.

Për rastet e rezultuara pozitiv me virus, kemi marrë masat e nevojshme për të siguruar që të mos ketë përhapje me të madhe.

Poashtu, inspektorët komunal në bashkëpunim me Policinë, janë vazhdimisht në terren, të cilët po monitorojnë gjendjen në komunën tonë.

Ju lutëm shumë, mos kontribuuoni në rritjen e numrit të rasteve, ruani shëndetin tuaj dhe të familjes.

Vendosni maskën, aplikoni distancen fizike, kujdesuni për higjienën.