19:33 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Lladrovci liron nga detyra drejtorin që keqpërdori pozitën zyrtare

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka liruar nga detyra Drejtorin e Infrastrukturës publike në këtë komunë, Idriz Hysenaj.

Lladrovci këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook, njofton Indeksonline.

Pas vendimit të sotëm të Gjyqit ndaj z. Idriz Hysenaj, e lirova nga detyra e Drejtorit të Infrastrukturës publike në komunë.Kam besim te institucionet përgjegjëse se do të marrin vendim duke rikonfirmuar përkushtimin e tij korrekt dhe në pajtim me ligjin, ashtu siç e kemi njohur.

Ndryshe, Policia e Kosovës, saktësisht Njësia e Krimeve Ekonomike ka arrestuar me datën 15 të këtij muaji drejtorin e Infrastrukturës në komunën e Drenasit, Idriz Hysenaj për keqpërdorim të detyrës zyrtare./indeksonline/