16:13 / E Shtunë, 18 Qershor 2022 / OSH

Lladrovci: Lum Kosova për djemtë si Genti!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar në rrjetin social një foto me Gent Cakajn, me ç’rast e ka cilësuar si “më të mirin nga më të mirët” e rinisë.

“Lum Kosova për djemtë si Genti, enciklopedi që reflekton tërë atdhetarizmin dhe vlerën tonë, të ardhmen tonëLum Kosova për djemtë si Genti, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Genti i takon brezit më të shkëlqyer të rinisë tonë, të dëshmuar me kompetencën shkencore e diplomatike, për ballafaqimet më të ndjeshme strategjike dhe interesin nacional.Lum Kosova për djemtë si Genti, enciklopedi që reflekton tërë atdhetarizmin dhe vlerën tonë, të ardhmen tonë.

Genti, më i miri nga më të mirët, kapërcen çdo standard të njohur intelektual në rrafshin nacional.

Faleminderit për konsideratën Genti, i ndershmi nderon!