Lladrovci: Me 101 arsye për fitore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar të enjten tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe për kuvende komunale.
Kandidati i pavarur, Ramiz Lladrovci në zgjedhjet komunale të 12 tetorit do të kandidojë me numrin 101.
Lladrovci, përmes një postimi në facebook u shpreh se ka 101 arsye për fitore.
“Nga “Adem Jashari” te helvetikët, me 101 arsye për fitore”, ka shkruar Llarovci./IndeksOnline/