22:09 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Lladrovci merakli i veturave dhe orëve të shtrenjta

Deklarimin e pasurisë për Agjencionin Kundër Korrupsionit, e ka bërë edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

Lladrovci i cili në këtë detyrë u emërua  në vitin 2017, nuk është se qëndron keq financiarisht.

I pari i Drenasit ka një shtëpi prej 480 m2 si trashëgimi familjare vlerën e të cilës nuk e ka paraqitur. Poashtu, ai është pronar i një banese prej 149 m2 të cilën thotë se e ka blerë me mjetet e kursyera nga puna në Gjermani gjatë viteve 1993- 1998, shkruan Indeksonline.

Poashtu, në formularin e hollësishëm të AKK-së, ai ka treguar se posedon tokë, truall, lokale e zyra në vende të ndryshme.

Vetura e fëmijëve të Lladrovcit “Golf”, ka vlerën prej 9.500 euro.

Familja Lladrovci posedon edhe dy vetura të tjera një “Mercedes” me vlerë 15.000 euro, derisa vetura tjetër e tipit “Audi”, kap vlerën e 40.500 euro.

Lladrovci duket të jetë një merakli i orave të famshme.

Ora e firmës “Rolex”, e blerë nga buxheti familjar  në vitin 2007 i ka kushtuar Lladrovcit 9.000 euro, derisa ajo e firmes “Cartier” e blerë në vitin 1996, 3.000 euro. /Indeksonline/