17:46 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Lladrovci: Mos i jepni mundësi virusit, rri në shtëpi

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falënderuar qytetarët që po respektojnë urdhrat e nivelit qendror e lokal sa i përket parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

Lladrovci tha se do të jenë pranë secilës familje në komunën e Drenasit, por të mos I jepet mundësi virusit dhe të qëndrojnë në shtëpi, për të mundur së bashku këtë sfidë.

Postimi i plotë:

Gjithmonë në krye të detyrës e përgjegjësive, në çdo rast e situatë, me tërë mundësitë që ofron ligji dhe solidariteti njerëzor, me institucionet lokale dhe vullnetarët, në frontin e përbashkët kundër virusit.

Falënderoj qytetarët që respektojnë urdhrat e nivelit qendror e lokal. Do të jemi pranë secilës familje në komunën tonë. Mos i jepni mundësi virusit, rri në shtëpi!

Së bashku do ta fitojmë këtë sfidë. Kujdes po, panik jo!