18:12 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Lladrovci: Mujë Krasniqi, një nga legjendat e Ushtrisë tonë Çlirimtare

Lladrovci: Mujë Krasniqi, një nga legjendat e Ushtrisë tonë Çlirimtare

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e 20 vjetorit të rënies, ka përkujtuar me nderim Gjeneralin e UÇK-së, Mujë krasniqi.

Ja postimi i ij në rrjetin social:

“Në 20 vjetorin e përkujtimit të rënies së Mujë Krasniqit me 40 bashkëluftëtarë, përkulemi me nderimin më të thellë para jetës dhe veprës së Mujës, bashkëluftëtarëve të tij, dëshmorëve dhe martirëve të kombit.

Mujë Krasniqi, një nga legjendat e Ushtrisë tonë Çlirimtare, na la trashëgim, kujtimet më të bukura e më të sinqerta që mund të ketë, secili nga ne që bashkëpunoi, bashkëveproi dhe kontribuoi për çlirimin e vendit.

Me Mujën, pata rastin të njihem nga viti 1987, por përshtypje të veçanta mora pas takimit së bashku me Lulzim Jasharin, më 23 janar 1998, një ditë pas sulmit të ushtrisë serbe ndaj Jasharajve. Ishte një takim i paharrueshëm, sepse, ai reflektonte vendosmëri, vullnet dhe ndjenjat më sublime atdhetare për çlirim.

I paharrueshëm është kujtimi për gjeneralin Mujë Krasniqi!Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të atdheut!”