75 Mall Live Search
13:15 / E Premte, 30 Tetor 2020 / OSH

Lladrovci në darkë me ish- kongresistin republikan Weller, krenar me miqësinë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka darkuar mbrëmë me mikun e tij, ish-kongresistin republikan, Jerry Weller, anëtar i Kongresit Amerikan 1995-2009.

Lladrovci ka theksuar se “darka me z. Weller është dëshmi e këtij respekti të ndërsjellë dhe me vlerë”.

Ndërsa në darkë mori pjesë edhe Arben Ahmeti, të cilin e ka falënderuar duke e bërë bashkëbisedimin edhe më të këndshëm e më të paharrueshëm.

Ja postimi i tij në Facebook: Miqësia ime me ish-kongresistin Jerry Weller, pjesë e Kongresit Amerikan, 1995-2009, është shumë e çmuar dhe e ruaj me respekt të thellë.

Darka me z. Weller është dëshmi e këtij respekti të ndërsjellë dhe me vlerë. Me këtë rast, e falënderoj Arben Ahmetin, i cili na u bashkua, duke e bërë bashkëbisedimin edhe më të këndshëm e më të paharrueshëm. Miqësia e kombit amerikan me kombin tonë, e filluar nga presidenti Wilson vijon deri në ditët e sotme dhe do të vazhdojë përgjithmonë, miqësi e mbështetur në traditë dhe vlera, duke rezultuar në përkrahje pa rezervë. Kujtojmë këtu me nderim ditët e rënda për të gjithë ne kur rrezikoheshim si komb e si popull. Kosova është e bekuar me miqësinë amerikane. Faleminderit miku im Jerry Weller!