18:56 / E Premte, 23 Shtator 2022 / MSH

Lladrovci nga Belfasti me Rrahmanin, Ujkanin e Rashicën: Duam fitore!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i njohur për përcjelljen e çdo lojë të kombëtares së Kosovës, është lajmëruar nga Irlanda e Veriut, ku së bashku me Amir Rrahmanin, Samir Ujkanin dhe Milot Rashicën duke bërë foto me mesazhin “Duam fitore”.

Kosova nesër përballet me Irlandën e Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Me Amir Rrahmanin, Samir Ujkanin dhe Milot Rashicën: Përshëndetje nga Irlanda e Veriut, nga stadiumi nacional “Windsor Park”!

Shqiponjat tona po bëhen gati për sfidën e nesërme. Presim lojë të fortë, presim sukses të djemve tanë, si asnjë herë më parë, sepse, vendi e dikton edhe suksesin. Vërtetë, Irlanda e Veriut është e 58-ta në rangimin global, por, pres që Kosova të shkëlqejë.

Përpara djem! Duam fitore!