75 Mall Live Search
21:16 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / OSH

Lladrovci nga Sevilja: Përpara shqiponja, tregojeni veten!

Ramiz Lladrovci, kryetari i komunës së Drenasit, adhuruesi i jashtëzakonshëm i kombëtares së Kosovës, nga stadiumi në Sevilja, ka lëshuar një video, me rastin e intonimit të himnit të Kosovës, duke shkruar

“po, ne jemi këtu, me trimat tanë, me shqiponjat tona, me futbollistët tanë, të cilët me lojën e tyre na kanë bërë shumë herë krenar”. Bota nuk po na jep gjasa për fitore, por, ne i japim kombëtares tonë, gjithmonë. Erdhi ora ta dëshmojmë si asnjë herë më parë në futboll, çka është e kush jemi ne, Kosova, ka shkruar Lladrovci, duke shtuar “Përpara shqiponja. Tregojeni veten.” Ja postimi i Lldrovcit në fb: Po, ne jemi këtu, me trimat tanë, me shqiponjat tona, me futbollistët tanë, të cilët me lojën e tyre na kanë bërë shumë herë krenar. Edhe sonte, presim më të mirën nga ta. Zemrat tona rrahin për lojën e tyre të bukur të kurorëzuar edhe me rezultat sa më të mirë. Vlerat e futbollit spanjoll nuk duan koment, as nivelin e dëshmuar në botë, por, ne kemi djem si zana, djem të motivuar dhe me shumë talent. Bota nuk po na jep gjasa për fitore, por, ne i japim kombëtares tonë, gjithmonë. Erdhi ora ta dëshmojmë si asnjë herë më parë në futboll, çka është e kush jemi ne, Kosova. Përpara shqiponja. Tregojeni veten!