75 Mall Live Search
18:33 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / LB

Lladrovci: Nuk i harrojmë kurrë plagët e luftës

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vizituar Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave, për të shënuar Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt.

“Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt e shënuam në Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave, ku hapëm disa nga mesazhet e trishtueshme të viktimave, në zarfet e prezantuara për këtë ditë”, ka shkruar Lladrovci.

Gjenocidi serb dhe krimi kundër njerëzimit kishin shumë dimensione tragjike në Kosovë. Dhuna seksuale e lidhur me luftën, ka qenë një nga format më të rënda të terrorit që ka përdorur okupatori. Jemi shumë të përkushtuar për të mbështetur të mbijetuarat e kësaj dhune, duke mos harruar kurrë këto plagë, ka deklaruar Lladrovci.