75 Mall Live Search
17:35 / E Shtunë, 10 Gusht 2019 / indeksADMonline

Lladrovci: Nuk mjaftojnë shtatoret, të jetësojmë idealin e heronjve

Kryetari i Komunë së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me asamblistë, drejtues të departamenteve, familjar të dëshmorëve dhe shumë qytetarë, ka bërë homazhe dhe vendosi kurora me lule, në përvjetorin e vdekjes së heroit Bedri Shala, në Marinë, si dhe ka përkujtuar të gjithë dëshmorët e ditës së sotme.

Lladrovci në rrjetin social ceku se “nuk mjaftojnë shtatoret dhe bustet, emërtimi i rrugëve dhe shesheve me emrin e tyre, institucioneve dhe respekti i gjithanshëm institucional e qytetar. Ndërtimi i shtetit të vlerave perëndimore dhe mundësive të barabarta, të përparuar dhe me gjasa të njëjta për lumturi të të gjithë qytetarëve pa dallim, janë pjesë të idealeve të heronjve tanë. Ky është detyrimi ynë i përjetshëm ndaj tyre”.

Ja postimi i plotë i kryetarit Lladrovci:

Sot, kam vendosur lule pranë varrit të heroit Bedri Shala në Marinë. Në këtë ditë të shënuar, për atdheun ranë në Junik edhe heronjtë Bekim Berisha-Abeja, Elton Zherka, Përmet Vula dhe Bashkim Leku.

Në këtë ditë të kujtimeve krenare, po mendoj se a kemi bërë sa duhet për heronjtë e kombit.

Jo, nuk kemi bërë sa duhet, mundemi më shumë!

Nuk mjaftojnë shtatoret dhe bustet, emërtimi i rrugëve dhe shesheve me emrin e tyre, institucioneve dhe respekti i gjithanshëm institucional e qytetar.

Ndërtimi i shtetit të vlerave perëndimore dhe mundësive të barabarta, të përparuar dhe me gjasa të njëjta për lumturi të të gjithë qytetarëve pa dallim, janë pjesë të idealeve të heronjve tanë. Ky është detyrimi ynë i përjetshëm ndaj tyre.

Lavdi e përjetshme për heronjtë: Bedri Shala, Bekim Berisha, Elton Zherka, Përmet Vula, Bashkim Leku, Xheladin Kurtaj, Agim Bajrami, Besnik Begunca!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Image may contain: 2 people, people standing, cloud, shoes, sky and outdoor