19:50 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / OSH

Lladrovci: PDK po rritet!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dhënë një njoftim se nëndegës së PDK-së në Arllat, i janë bashkuar 70 anëtarë, ndërsa asamblisti i Nismës, Burim Bujupi, i bashkohet grupit parlamentar të PDK-së, në asamble.

Lladrovci ka shkruar se “Ne nuk do të ndalemi, do të punojmë edhe më shumë, edhe më mirë, sepse zotimi ynë para më meritorëve tanë është përkushtimi për mirëqenien e qytetarëve, sundimi i ligjit, transparenca dhe llogaridhënia.”, duke e përcjellë postimin me mesazhin “bashkë jemi më të fortë”.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

PDK po rritet!

Sonte, Nëndega e PDK-së në Arllat, është më e madhe për 70 anëtarë (familje), ndërsa grupi parlamentar i PDK-së, më i fortë për një asamblist.

Ne nuk do të ndalemi, do të punojmë edhe më shumë, edhe më mirë, sepse zotimi ynë para më meritorëve tanë është përkushtimi për mirëqenien e qytetarëve, sundimi i ligjit, transparenca dhe llogaridhënia.

Këto vlera ishin edhe motivi që nëndegës tonë në Arllat iu bashkuan anëtarët e Nismës së bashku me asamblistin komunal të kësaj partie, z. Burim Bujupi.

Mirënjohës dhe falënderues për z. Bujupi dhe anëtarët e rinj të PDK-së të Nëndegës Arllat!

Bashkë jemi edhe më të fortë!