14:21 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / OSH

Lladrovci përgëzon Mimi Kodhelin, “Qytetare Nderi” e Drenasit, për emërimin në NATO

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar zonjën Mimi Kodheli, me rastin e emërimit Zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, duke u shprehur se është lajm i jashtëzakonshëm, i gëzueshëm dhe meritor.

Kryetari Lladrovci ka cekur se “ky post dhe kjo përgjegjësi, është krenari për kombin, për kontributin e NATO-s për Kosovën, edhe për neve që e kemi “Qytetare Nderi”.”

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Zonja Mimi Kodheli, “Qytetare Nderi” e komunës së Drenasit, është zgjedhur Zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Lajm i jashtëzakonshëm, i gëzueshëm dhe meritor.

Ky post dhe kjo përgjegjësi, është krenari për kombin, për kontributin e NATO-s për Kosovën, edhe për neve që e kemi “Qytetare Nderi”. Ne i urojmë znj. Kodheli suksese me përgëzimet që të vazhdojë të na bëjë krenar duke e fuqizuar NATO-n dhe sigurinë globale.

Urime, suksese znj. Mimi Kodheli. Dalshi faqebardhë!