18:37 / E Premte, 27 Janar 2023 / MSH

Lladrovci pranon Kamionin e ri për mbeturina në shërbim të ambientit të pastër në Drenas

Sot, në një ceremoni të dorëzimit të Kamionit për mbeturina abroll, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pranuar çelësat e kamionit të ri i cili do të jetë në shërbim të ambientit të pastër të komunës që ai udhëheq.

Ky kamion është përfituar nga komuna e Drenasit, nëpërmjet Grantit të Performancës për Mjedis të pastër.

Postimi i plotë në rrjetin social i kryetarit Lladrovci:

Me Grantin e Performancës për Mjedis të pastër, kemi përfituar pajisje dhe një Kamionin për mbeturina, abroll.

I pari hipa në këtë kamion, i cili nga sot do t’i takojë komunës së Drenasit dhe do të jetë në shërbim të ambientit të pastër. Pajisjet tjera do të na dorëzohen më vonë, në kuadër të Grantit të Performancës për Mjedis të pastër.

Ne vazhdojmë të punojmë dhe të jemi kampion të qeverisjes së mirë!