Lladrovci qytetarëve të Drenasit: I keni 101 arsye për ta vazhduar qeverisjen e mirë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, thotë se qytetarët e këtij qyteti i kanë “101 arsye” për ta votuar atë për edhe një mandat në krye të Komunës.
Ai shpërndau një video nga tubimi hapër i fushatës zgjedhore në sallën më të madhe, ku, siç ka thënë më herët, nuk arritën të futen të gjithë.
“Qytetarë të dashur, i keni 101 arsye për të vazhdu qeverisjen e mirë, transarente dhe llogaridhënëse, sepse ju qytetarë të Drenasit jeni kampionë”, thotë Lladrovci në fund të videos së publikuar në Facebook.