12:37 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Lladrovci sërish paditë Xhavit Drenorin, e quan shpifës

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deponuar edhe një padi të re kundër ish-asamblistit Xhavit Drenori për shpifje.

Drenori në një shkrim në facebook ndër të tjerash thotë se Ramizi i ka kërkuar një shofer për me i transportuar 1.5 milionë euro për në Zvicër, transmeton Indeksonline.

Lladrovci thotë se pret ballafaqim me shpifësin pranë organeve të drejtësisë.

“Sot, kam deponuar padi të re, kundër Xhavit Drenorit që aktivitetin jetësor e ka rrjetin social, facebook dhe kotësitë plot shpifje të cilat duhet t’i argumentojë para gjykatës.Në demokraci, shpifja është e dënueshme, pres ballafaqim me shpifësin pranë organeve të drejtësisë!Gjithsesi, e kam njoftuar Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për çështjen e dy padive të reja kundër shpifësve të vjetër”, ka shkruar Lladrovci./Indeksonline/