20:17 / E Diele, 23 Maj 2021 / AR

Lladrovci takim miqësor me dy ambasadorë te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë

Kryetari i komunës së Drebasit Ramiz Lladrovci, ka takuar dy ambasadorët, z. Gjergj Dedaj dhe Gjon Berisha, Ambasador Nderi i Kosovës në Gjermani, para shtatores së Komandantit legjendar, Adem Jashari në Tiranë.

Lladrovci ka cekur se Komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari, ishte motivues dhe inspirues i një kombi dhe botës demokratike për çlirimin e vendit tonë.

Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Takim miqësor në Tiranë, me ambasadorin Gjergj Dedaj dhe “Ambasador Nderi” i Kosovës në Gjermani, Gjon Berisha, me miq, pranë shtatores së Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, motivuesit dhe inspiruesit të një kombi dhe botës demokratike për çlirimin e vendit tonë.

Nga këtu, rruga jonë e pashmangshme është vizita në Krujë, në Krujën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, aty ku kthimi përbën çdo herë emocion për të gjithë neve, për energjitë e reja.

May be an image of 6 people, people standing, outdoors and monument