75 Mall Live Search
17:25 / E Premte, 19 Maj 2023 / k.v

Lladrovci takon zv. presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland

Sot, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar zv. presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Lladrovci ka theksuar se “ishte rast të diskutojmë për marrëdhënien e pushtetit lokal dhe pushtetit qendror dhe mundësinë e marrjes së përvojave të mira nga ana jonë prej Asociacionit të komunave të Baden Wyrtembergut”.

Postimi i Lladrovci:

Drekë miqësore me zv. presidentin e Parlamentit Evropian, mikun tonë, Rainer Wieland, në Prishtinë.

Ishte rast të diskutojmë për marrëdhënien e pushtetit lokal dhe pushtetit qendror dhe mundësinë e marrjes së përvojave të mira nga ana jonë prej Asociacionit të komunave të Baden Wyrtembergut.

Faleminderit “Qytetar Nderi” i komunës tonë, z. Wieland për dhuratën e librit të kryetares së parë të Parlamentit Evropian, Louise Weiss.