18:22 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Lladrovci: “Tigrat e Zi” sonte kanë punë, do të ofrojnë përkrahje siç e meritojnë kampionët tanë!

Sonte në stadionin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45 klubi i futbollit Ferronikeli do të ndeshet mke TNS nga Uellsi.

Kryetari i Komunës së Drenasit përmes një statusi të bërë në llogarinë Facebook ka thënë se “Tigrat e Zi” ashtu si përherë do të ofrojnë përkrahjen për kampionët e tyre.

Teksa ka shtuar se duan lojë korrekte, fer dhe me plot emocione.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sonte, “Tigrat e Zi”, kanë punë, do të ofrojnë përkrahje siç e meritojnë kampionët tanë, Ferronikeli.

Sonte, qytetarët e Drenasit, Drenicës dhe sportdashësit ngado që janë, do të jenë krenar me lojën që do të ofrojnë futbollistët e Ferronikelit, në përballjen eliminatore me TNS nga Uellsi.

Na ka caktu historia e sportit ta bëjmë ndryshimin e klasifikimit të futbollit tonë, me lojë korrekte, fer dhe me plot emocione.

Duam fitore!!!