Lladrovci u përgjigjet Krasniqit e Tahirit: Do ta shihni forcën e moralin e qytetarëve të Drenasit

Me një status në Facebook, Ramiz Lladrovci është përgjigjur ndaj komenteve të Memli Krasniqit dhe Abelard Tahirit rreth zgjedhjeve në Komunën e Drenasit.
“Më 12 tetor do ta shihni forcën e moralin e qytetarëve të Drenasit, të cilët nuk e durojnë as fyerjen, e as nënçmimin”, ka shkruar Lladrovci.