Lladrovci uron fituesit e zgjedhjeve i fton të marrin shembull Drenasin për qeverisje të mirë!
Kryetari komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe stafi i komunës kanë uruar qytetarët për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve parlamentare.
“Me këtë rast, qytetarët e komunës tonë, si dhe të mbarë Kosovës, dëshmuan kulturën dhe maturinë e tyre qytetare e politike. Këto zgjedhje edhe një herë dëshmuan se qytetarët e Drenasit vlerësojnë punën e mirë që po bëhet nga komuna”, thuhet në njoftimin e komunës, transmeton Indeksonline.
Tutje thuhet se Komuna e Drenasit, uron fituesit e zgjedhjeve parlamentare dhe i fton që të marrin shembull komunën e Drenasit për qeverisje të mirë e transparencë dhe njëkohësisht i fton për bashkëpunim në të mirë të interesit të përgjithshëm./Indeksonline/