21:26 / E Shtunë, 04 Qershor 2022 / OSH

Lladrovci uron presidentin Begaj: Në këtë përgjegjësie të madhe e me rëndësi për kombin, dalshi faqebardhë!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar presidentin Begaj, me rastin e zgjedhjes së tij President nga Parlamenti i Republikës së Shqipërisë.

“Përgëzoj presidentin Bajram Begaj për emërimin në këtë post tejet të rëndësishëm, në kohën kur Shqipërisë dhe kombit tonë, i duhet më shumë se kurrë, uniteti institucional, politik e qytetar në proceset integruese”, ka shkruar Lladrovci.

“Shqipëria do të jetë me fat ashtu si dhe shqiptarët kudo jetojnë, nëse ju z. President, me tërë qenien, angazhoheni për vlerat të cilat kombin tonë e mbajtën brenda vlerave euro-atlantike dhe mik të besueshëm të aleatëve tanë, të cilët u gjenden pranë nesh në orët e sprovave të historisë”, ka theksuar Lladrovci në rrjetin social, duke e përgëzuar, “Në këtë përgjegjësie të madhe e me rëndësi për kombin, dalshi faqebardhë president Begaj”.