16:58 / E Premte, 30 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Lladrovci uron veteranët me foton e Thaçit: Pas Skënderbeut, lavdinë e bart UÇK

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar Ditën e Veteranëve, me foton e Hashim Thaçit me uniformën e Ushtrisë së Kosovës.

“Pas lavdisë së Skënderbeut, flamurin e lavdisë e mbani Ju, sot e gjithmonë!”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Veteranë të UÇK-së, gëzuar Dita e Veteranit!

Pas lavdisë së Skënderbeut, flamurin e lavdisë e mbani Ju, sot e gjithmonë!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!