23:16 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / AR

Lladrovci vizitoi kompaninë Hazrolli Unternehmensgruppe dhe takoi kryetarin e komunës, Odelzhausen, z. Trinkl

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vizituar kompaninë “Hazrolli Unternehmensgruppe” në Gjermani si dhe ka takuar kryetarin e komunës Odelzhausen, Markus Trinkl, të cilët i ka ftuar të vizitojnë komunën e Drenasit dhe të krijojnë bashkëpunim me interes për dy komunat.

Lladrovci ka vlerësuar pronarin e kompanisë Burim Hazrollin, me ç’rast ka shkruar “Kënaqësi e jashtëzakonshme të shohësh sukseset e Burimit dhe të rinisë tonë në Gjermani dhe vendet e Bashkimit Evropian, me motivacion e devotshmëri për punë dhe suksese. Suksese të mëtejme miku im, ju na bëni krenar!”

Postimi i z. Lladrovci:

Me ftesë të z. Burim Hazrolli, vizitova zyrat e kompanisë së tij shembullore “Hazrolli Unternehmensgruppe” në Gjermani si dhe disa vendpunishte ku po i kryente punimet ndërtimore me shumë vlerë.

Është kënaqësi e madhe të shihja gjithë atë punë gjigante, përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe organizimin e punës së Kompanisë Hazrolli Unternehmensgruppe, shembull i ndërmarrësisë dhe cilësisë jo vetëm për të rinjtë tanë por edhe për vendin mikpritës të mirënjohur për standarde të larta të punës.

Unë e sigurova mikun tim Burimin por edhe të gjithë ndërmarrësit tjerë se investimet në Kosovë janë me interes dhe shumë me leverdi, andaj ai dhe të gjithë investitorët janë të mirëseardhur në komunën e Drenasit, duke ofruar tërë lehtësirat ligjore dhe klimë shumë pozitive për investime.

Mërgata ka qenë, është dhe mbetet zemra e zhvillimit të qëndrueshëm të  shumë familjeve por edhe e Kosovës.

Së bashku me Burimin, takuam kryetarin e komunës Odelzhausen, z. Markus Trinkl, me të cilin diskutova për bashkëpunimin e mundshëm ndërmjet dy komunave tona, në lëmin e arsimit, ekonomisë dhe fushat me interes të përbashkët.

Me këtë rast, homologut tim, ia përmenda të arriturat në arsim, bashkëpunimin me shkollat e BE-së, Euroscola dhe bashkëpunimin për çështjet rinore, sportive, etj. me vendet e Bashkimit Evropian, me vështrim të posaçëm për performancën tonë komunale, mundësitë dhe lehtësirat e të bërit biznes.

E falënderova kryetarin Trinkl dhe ia bëra ftesën për ta vizituar komunën e Drenasit, të jetë mysafir imi së bashku me mikun tim Burim Hazrollin, ndërmarrësin shembullor që dëshmon tërë energjinë pozitive të të rinjve tanë.

Kënaqësi e jashtëzakonshme të shohësh sukseset e Burimit dhe të rinisë tonë në Gjermani dhe vendet e Bashkimit Evropian, me motivacion e devotshmëri për punë dhe suksese. Suksese të mëtejme miku im, ju na bëni krenar!