Lladrovci viziton institucionet që ofrojnë shërbime për qytetarët

Kreu i Komunës së Drenaist, Ramiz Lladrovci i cili është në garë edhe për një mandat, ditën e dytë të fushatës për balotazh, ka zhvilluar takime në tri institucione që ofrojnë shërbime të shkëlqyeshme për qytetarët.
Ai ka vizituar QKMF-në “Dr. Hafir Shala”, KEDS-in dhe Qendrën për pajisje me dokumente dhe Qendrën për regjistrimin e automjeteve.
Postimi i Lladrovcit:
Takime në tri institucione që ofrojnë shërbime të shkëlqyeshme për qytetarët
Takimi me personelin e QKMF-së “Dr. Hafir Shala”, ishte rast të falënderoja stafin menaxherial dhe shëndetësor për përkujdesjen ndaj qytetarëve. Kjo punë e personelit shëndetësor, është brenda performancës së shkëlqyer që ofron shëndetësia jonë primare. Në veçanti i falënderova për përkushtimin gjatë pandemisë. Shëndetësia gjatë mandatit të ardhshëm, do të mbetet prioritet i qeverisjes tonë lokale. Më 14 nëntor, fillon periudha e angazhimit shtesë për cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

Me zyrtarët e KEDS-it, në Drenas, ishte takim ku shpreha falënderimin e thellë për bashkëpunimin e mirë dhe për ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët. Pas ndërtimit të Trafos së re me vlerë 6.8 milion euro, bashkë me këtë kompani, kemi bërë edhe shumë punë tjera, si vendosja e shtyllave të betonit, ndriçimi publik, etj. Zyrtarëve të KEDS-it iu shpreha falënderim të sinqertë në emër të qytetarëve dhe emrin tim, bashkë ia kemi ndryshuar pamjen komunës, në lagjet dhe fshatrat tona. Vazhdojmë!

Shërbimet për qytetarët, të nivelit qendror të vendosura në komunën tonë, janë të cilësuara nga niveli lartë i profesionalizmit, përkushtimi dhe efikasiteti. Unë sot i falënderova zyrtarët e Qendrës për pajisje me dokumente dhe Qendra për regjistrimin e automjeteve, për shërbimet mira që ju ofrojnë qytetarëve. Nderim për zyrtarët që me përkushtim janë në zbatim të detyrave dhe obligimeve të punës në shërbim të qytetarëve. Vazhdojmë!
