14:00 / E Martë, 11 Maj 2021 / OSH

Lladrovci vlerëson lartë Prof. Fetiun: I vetëm doli përball shovinistëve kur u sulmua Instituti Albanologjik

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e kalimit në amshim të Prof. Sadri Fetiut, ish drejtori i Institutit Albanologjik, ka vlerësuar se ai “i takonte gjeneratës së intelektualëve më të shkëlqyer që me tërë qenien ishin në mbrojtje të identitetit, vlerave, kulturës dhe dijës kombëtare, andaj, si i tillë, si shkencëtar i palodhshëm, do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë dhe gjeneratat që do të vinë”.

Lladrovci ka cekur se heroi Fehmi Lladrovci kishte konsideratë të lartë për Prof. Fetiun, i cili “në momentet më të rënda të sulmeve të shfrenuara kundër Institutit Albanologjik, ishte i vetëm që doli përballë shovinistëve serbë duke e mbrojtur Institutin dhe punën shkencore që bëhej aty”.

Postimi i plotë i Lladrovcit në fb:

Fizikisht nga ne, është ndarë dijetari e atdhetari i shquar, Prof. Sadri Fetiu, ish drejtor i Institutit Albanologjik.

Heroi Fehmi Lladrovci e çmonte shumë Prof. Fetiun dhe konsideronte ndër intelektualët më të dashur dhe të dëshmuar në mesin e viteve ’90, në momentet më të rënda të sulmeve të shfrenuara kundër Institutit Albanologjik, ishte i vetëm që doli përballë shovinistëve serbë duke e mbrojtur Institutin dhe punën shkencore që bëhej aty.

Prof. Fetiu i takonte gjeneratës së intelektualëve më të shkëlqyer që me tërë qenien ishin në mbrojtje të identitetit, vlerave, kulturës dhe dijës kombëtare, andaj, si i tillë, si shkencëtar i palodhshëm, do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë dhe gjeneratat që do të vinë.

Nderim i përjetshëm jetës dhe veprës së Prof. Sadri Fetiut!