Llalloshi, për verdiktin në rastin e Liridonës: Asgjë nuk mund ta mposht drejtësinë, kriminelët monstruoz e kanë fundin prapa grilave
Deputetja dhe artistja, Edona Llalloshi, ka reaguar pas dënimit të përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën.
Duke shpërndarë një fragment të këngës “Deri kur”, ajo ka thënë se Dënimi nuk e kthen jetën e Liridona Ademajt, por vendimi i sotëm për burgim të përjetshëm është një triumf i domosdoshëm i ligjit.
“Ky rast dëshmoi se kur një mendësi kriminale organizon vrasjen e nënës së fëmijëve, drejtësia mbetet e vetmja rrugë për të ndëshkuar kriminelët dhe për të mbrojtur jetën dhe të drejtat e secilit si dhe humanizmin” shkroi Llalloshi.
Ky është postimi i plotë i saj:
Dënimi nuk e kthen jetën e Liridona Ademajt, por vendimi i sotëm për burgim të përjetshëm është një triumf i domosdoshëm i ligjit mizorinë e vrasësit gjakftohtë.
Ky rast dëshmoi se kur një mendësi kriminale organizon vrasjen e nënës së fëmijëve, drejtësia mbetet e vetmja rrugë për të ndëshkuar kriminelët dhe për të mbrojtur jetën dhe të drejtat e secilit si dhe humanizmin.
Gjithashtu, ky verdikt dëshmon se asgjë nuk mund ta mposht drejtësinë, dhe kriminelët monstruoz e kanë fundin prapa grilave, aty ku e meriton çdo vrasës që sfidon vlerat tona njerëzore

